“Statuti i Asociacionit do të ndikojë te kufijtë e Ballkanit” – thotë Tahiri

“Statuti i Asociacionit do të ndikojë te kufijtë e Ballkanit” – thotë Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, është deklaruar në prag të takimit që pritet të ndodh nesër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Tahiri tha se modeli i statutit të Asociacionit që Kurti do ta negociojë me Vuçiqin në Bruksel do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Ajo theksoi se kjo po ashtu do të jetë ndikim edhe në fatin e kufijve në Ballkan.

“Sepse do të frymëzojë të gjitha pakicat në Ballkan edhe më shumë shqiptarët në Maqedoninë Veriore, sepse nuk janë pakicë atje por janë gjysma e popullatë”, theksoi Tahiri.

Nesër më 2 maj, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim pritet të diskutohet për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

E pikë e parë të rendit të ditës parashihet të jetë edhe diskutimi për fatin e të pagjeturve.

Related Articles