Zjarrfikësit janë përballur të dielën me disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, Enver Shabani.
Shabani tha se zjarrvënia konsiderohet si vepër penale.
“Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar”, tha Shabani.