Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se ka filluar hetimin në veri të vendit ku u raportua përdorimi i një koktej molotovi në një shtëpi, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky akt është cilësuar si “Zjarrvënie” nga prokurori kujdestar dhe është duke u trajtuar me seriozitet maksimal.
Për Gazetën “Enigma” rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Rasti është kualifikuar si “Zjarrëvenie” dhe janë duke u ndërmarrë veprime në bashkëpunim me policinë për të siguruar prova dhe për të zbardhur rrethanat e rastit”, tha Preteni. /Gazeta Enigma/