Sulmi në Zveçan, Kurti: Shprehje e pafuqisë, akte terrorizimi që kanë qëllim të mbjellin frikë

Sulmi në Zveçan, Kurti: Shprehje e pafuqisë, akte terrorizimi që kanë qëllim të mbjellin frikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmet e fundit ndaj institucioneve të Kosovës në veri, duke theksuar se këto veprime kanë si qëllim vetëm të mbjellin frikë dhe të dëmtojnë stabilitetin e vendit.

Ai ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar dhe ka theksuar se autorët e këtyre sulmeve po tentojnë të minojnë rendin dhe ligjin në Kosovë.

Kurti ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga organet e rendit për të siguruar zbardhjen e ngjarjeve dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve. Ai ka ripërsëritur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë territorin e vendit.

Kurti ka thënë se janë akte kriminale dhe terroriste me qëllim frike, por në Kosovë nuk mund të ketë asnjë individ apo strukturë më i fuqishëm së shteti i Kosovës.

“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.

Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit, nga i cili nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa vetura./GazetaEnigma/

Related Articles