Faza e dytë në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje tjera tejet interesante.
Në kuadër të javës së dhjetë, në mesditën e sotme do të luhen dy ndeshje.
Kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Në Anamoravë, Gjilani është nikoqir i Drenicës me fillim nga ora 13:00.
Drenica ka qenë befasi këtë edicion duke zënë vendin e parë në tabelë pas nëntë javësh, ndërkaq Gjilani ka pasur rezultate mikse.
Nga ana tjetër, Dukagjini i Klinës që është rikthyer te rezultatet pozitive do të ketë punë me Ballkanin.
Të dyja ndeshjet e sotme do të nisin nga ora 14:00. / Gazeta Enigma.