Java e dhjetë e Superligës me dy supersfida, derbi në Gjilan, “nxehtë” edhe në Klinë

Java e dhjetë e Superligës me dy supersfida, derbi në Gjilan, “nxehtë” edhe në Klinë

Në kuadër të javës së dhjetë të BKT Superligës, ndeshja kryesore zhvillohet në Gjilan, ku SC Gjilani pret liderin e tabelës, Drenicën. Sfidë po aq e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo që zhvillohet në Klinë në mes të Dukagjinit vendas dhe Ballkanit.



Takimi që zhvillohet në Gjilan pritet me shumë interesim pasi skuadra e Ismet Munishit pretendon të ‘rrëzoj” nga froni i të parit në tabelë Drenicën.

Por imperativ për fitore kanë edhe futbollistët e timonierit Tahir Lushtaku, të cilët pretndojnë të dëshmojnë që nuk kanë qenë të rastësishme sukseset e deritanishme. Ata udhëtojnë në Gjilan për rezultat pozitiv, së paku për të mos pësuar nga skuadra e Ismet Munishit, e cila pret me padurim inkasimin e tri pikëve të reja, për t’i siguruar vetes ngritje cilësore pikërisht në fillim të raundit të dytë të garave.

Ndeshje po aq interesante pritet të jetë edhe ajo që zhvillohet në stadiumin e “nxehtë” në Klinë, në mes të skuadrës vendëse FC Dukagjini dhe FC Ballkani.

Therandasit aktualisht mbajnë pozitën e dytë në tabelë pas nëntë javësh të zhvilluara, me pikë të barabarta me liderin, Drenicën.

Fitorja eventuale në Klinë mund ta bëjë lidere në tabelë skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi, porse një gjë e tillë varet në masë të konsiderueshme edhe nga epilogu përfundimtar i takimit Gjilani – Drenica.

Të martën janë zhvilluar tri takimet e para të xhiros së 10-të të BKT Superligës dhe janë shënuar këto rezultate:

Feronikeli – Drita                     0:2

Prishtina – Malisheva             2:1

Ulpiana – Llapi                         0:6

Related Articles