Një incident i papritur ka ndodhur pas vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Enigma.
Siç raportojnë burimet e Sinjalit, tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt u suspenduan pas kësaj vizite.
Sipas burimeve, vizita e ministrit në komunat paralele në Mitrovicë të Veriut ndodhi pa paralajmërim.
Gjatë kohës kur policët ishin duke kryer detyrat e tyre, duke kontrolluar dhe siguruar një objekt tre katësh, ministri Sveçla arriti atje.
Siç duket, ai kishte pritur që policët të ishin të pranishëm para objektit, por ndodhi që ata ishin angazhuar me kontrollet e sigurisë brenda.
Vonesa për t’i dalë përpara Sveçlës u kushtoi atyre me suspendim.
Pas largimit të ministrit, vendimi për suspendimin e tre policëve u mor jo më shumë se 4-5 orë më vonë.
Policia e Kosovës është kontaktuar për të konfirmuar këto informacione, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë përgjigje.