Menjëherë pos liberalizimit të vizave është rritur numri i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se nga 1 janari ka pasur 124 mijë kërkesa për t’u pajisur me pasaporta.
“Shumicën e tyre i kemi furnizuar, dhe po punojmë që të mos ketë pritje për dokumentacion”, tha ai.
Sveçla tha se nga data 15, do të fillohet me emetimin e dokumentacionit të ri, dhe kapacitet të dyfishuar.
“Do të ketë të gjitha llojet e pasaportave në dukje, dhe me përbërje të sigurisë të ndryshme duke iu përshtatur nevojës dhe kohës”, deklaroi i pari i MPB-së para gazetarëve.
Ai këto komente i bëri pas inaugurimit të objektit të ri për prodhimin e dokumentacionit, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
I pari i MPB-së shtoi se rritja e kërkesave erdhi si pasojë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyri në fuqi më 1 janar 2024.