Sveçla jep detaje për aksionin “Shpata”: Vlera e lëndës narkotike dhe paisjeve, rreth 2.3 milionë euro

Sveçla jep detaje për aksionin “Shpata”: Vlera e lëndës narkotike dhe paisjeve, rreth 2.3 milionë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth aksionit “Shpata”, ku Policia e Kosovës sot ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriu.

Sveçla përmes një postimi në Faceook, ka bërë të ditur se vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe paisjeve është rreth 2.3 milionë euro.

“Vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe paisjeve është rreth 2.3 milionë euro. Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuceviq dhe Petkovic”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit, siç u shpreh ai, kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët.

“Siç kemi thënë  barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës”.

“Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve. Asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët. Kjo kohë ka marrë fund. E drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar”, thuhet tutje në statusin e Sveçlës.

Related Articles