Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të sotëm me armë ndaj një patrulle policië në Zveçan, duke thënë se grupet kriminale serbe të mbështetura nga Serbia, po synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke synuar zbatimin e ligjit.
Sveçla tha se qëllimi i tyre përfundimtar është ta bëjnë veriun një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminelët.
“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminelët. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, shkroi ministri në Twitter.