Sveçla për sulmin ndaj Sylës: Janë identifikuar sulmuesit dhe do të sillen para drejtësisë

Sveçla për sulmin ndaj Sylës: Janë identifikuar sulmuesit dhe do të sillen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit, Valon Syla.

Sveçla thotë se sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari.

“Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm”.

“Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Mes tjerash, Sveçla ka thënë se sulmuesit e Sylës janë identifikuar dhe të njëjtit do të sillen shpejtë para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”.

“Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme” ka thënë Sveçla.

Related Articles