Abelard Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, do të zhvillojë një konferencë për media sot.
Konferenca është e thirrur nga ora 10:30 dhe mbahet para Gjykatës Kushtetuese, njofton Gazeta Enigma.
Ditë më parë, Tahiri bëri të ditur se 20 ligjet e miratuara mbrëmjen e 5 dhjetorit, do t’i kontestojnë në Kushtetuese./GazetaEnigma/