Xhelal Memeti nga Unioni i Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për takimin që ky union kishte me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Memeti u shpreh se tema kryesore e këtij takimi ishte çështja e zhvillimit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjë
“Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve që i kishim edhe më herët, tema kryesore ishte çështja e zhvillimit të Luginës së Preshevës do të thotë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu tha se pikësynimi i këtij unioni ndër të tjera është zhvillimi i ekonomisë në Luginën e Preshevës, përcjell Klankosova.tv.
“Në Preshevë është themeluar Unioni i Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe pikësynimi është zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi në përgjithësi të ekonomisë në Luginën e Preshevës”, u shpreh tutje ai.