Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka njoftuar për diskutime të rëndësishme me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë evropian, Miroslav Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në dialog.
Ai tha se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.
“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, tha ai.