Taksa e Rrugës së Kombit që po “plaçkit” shqiptarët qe 5 vite

Taksa e Rrugës së Kombit që po “plaçkit” shqiptarët qe 5 vite



Që nga viti 2018, çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit duhet të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro për vajtje-ardhje, në Shqipëri. E kjo pagesë bëhet përkundër problemeve me të cilat karakterizohet kjo rrugë tash e sa vite, shkruan Gazeta Enigma.


Aksidente të shumta, mos mirëmbajta e rrugës, mungesa e sinjalizuesve si dhe punimet e vazhueshme në rrugë janë disa nga arsyet që njerëzit e shohin pagesën e taksës si jo të drejtë.

Pra, një shofer makine do të duhej t’i rezervojë 10 euro për t’i paguar si taksë rrugës që kalon. Autoritet e shqiptare kanë vendosur këtë taksë edhe për shoferët e Shqipërisë.

Pagesat që bëhet për hyrje dhe dalje në këtë autostradë varijojnë varësisht nga mjeti.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro

Mjete me 4 rrota                        5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro

Mjetet e rënda, kamionët        26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro

Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge përfitojnë reduktime të tarifimit:

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.

Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.

Shqipëria s’u konsultua me autoritet kosovare kur e vendosi taksën

Pas vendosjes së taksës pati reagime të shumta negative në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës i asaj kohe, Pal Lekaj, ka thënë  se s’kanë pasur kurrfarë  njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e “Kombit”.

“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj.

“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

“Edi Rama – turpi i kombit”

Sali Berisha, me tu vendosur taksa e quajti “taksa ‘Evdin’”, dhe thotë se kryeministri Edi Rama është turpi i kombit.

Berisha pati thënë se një nga vendimet e para të qeverisë së tij do jetë heqja e taksës.

“Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së,” tha Berisha.


Taksa më e shtrenjtë në rajon

Taksa rrugore e Rrugës së Kombit, është e shtrenjtë edhe në rajon. Për shembull në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nga Shkupi për në Stamboll kushton  11 euro në një drejtim. Ndërsa prej Shkupi në Athinë një drejtim kushton 30 euro.

Në Kroaci, për 80 kilometra, shoferët duhet të paguajnë 25 kuna, apo 8 euro. / GAZETA ENIGMA.

Related Articles