Kuvendi i Kosovës, do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e pandemisë me COVID.
Debati vjen në kohën kur vendi po përballet me shifra të larta ditore të rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit është shënuar një rekord tjetër i ri prej 4.397 rasteve.
Zëvendësministri i Shëndetësisë (MSH), Arsim Berisha, ka deklaruar se mund të ketë rishikim të masave antiCOVID në ditët në vijim.
Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Ndërkaq shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës. /Gazeta Enigma/.