Gjatë ditës së sotme, partitë politike i pret një ditë e ngarkuar sa i përket vizitave dhe takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu, koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, nga ora 17:00 mbajnë tubim elektoral në Ferizaj, ndërsa nga ora 19:00 mbajnë tubim zgjedhor në Kaçanik.
Sakaq, sipas njoftimit për media, koalicioni do të zhvillojë edhe dhjetëra takime në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.
Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku mban takim elektoral në Prishtinë nga ora 18:00, sakaq nga ora 20:00 do të takohet me banorët e fshatit Kërpimeh të Podujevës. Pas nj ore ai do të zhvillojë takim edhe me banorët e Sibovcit të komunës së Podujevës.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban tubim me qytetarët e komunës së Mitrovicës nga ora 18:00.
Lëvizja Vetëvendosje sot mban tubim elektoral në Rahovec duke filluar nga ora 18:00.
“Më 30 janar, e enjte, kemi tubimin e madh në Rahovec, në palestrën e sporteve, prej orës 18:00. Ju ftojmë të na bashkoheni. Kjo është fushata e 500 mijë zemrave që rrahin si një. Kjo është fushata e fitores që kulmon më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërsa Lista për Familjen ende nuk ka njoftuar se ku do ti zhvilloj takimet e saj sot. /Gazeta Enigma/