Të premten, më 11 qershor 2021, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca.
Seanca e të premtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetje parlamentare.
Pikë e radhës e rendit të ditës do të jetë diskutimi mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e propozim-vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020./Gazeta Enigma.