“Të qenit serb s’është profesion”: Kështu e komenton Kurti para mërgatës marrëveshjen e 2013-ës 

“Të qenit serb s’është profesion”: Kështu e komenton Kurti para mërgatës marrëveshjen e 2013-ës 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës në Strasburg, ka takuar mërgimtarë nga Franca, Gjermania, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu.



Gjatë takimit, në një video të siguruar nga Klankosova.tv, shihet se Kurti mërgimtarëve iu ka folur edhe për marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013.

Sipas Kurtit, në atë marrëveshje thuhet se “komandanti i katër komunave në veri të vendit duhet të jetë serb. Të qenit serb nuk është profesion, aty duhet të jetë polic, duhet ta ketë shkollën për polic të kryer”.

Tutje, kreu i qeverisë ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, i cili sipas tij do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës, për t’i valorizuar ato.

“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në pesë vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë € 4.54 miliardë si remitenca dhe € 1.54 miliardë si investime të huaja direkte. Por mërgata është shumë më tepër sesa kontribuese kyçe në ekonominë e vendit. Atë e shohim dhe si një burim shumë të rëndësishëm të dijes dhe përvojës për Kosovën, e cila mund të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të profesionistëve e të organizatave”, u tha Kurti mërgimtarëve.

Related Articles