Një person është gjetur i vdekur, pas disa të shtënave që janë dëgjuar sot pasdite në Gjilan.
Sipas burimeve të KALLXO.com viktima është burrë, rreth 60 vjeçar.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letër.
Prokurori kujdestar dhe Policia janë në vendin e ngjarjes.
Për këtë rast ka folur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Deri tani mund të ju konfirmoi që e kemi të regjistruar një rast. Ekipet janë në terren. Është gjetur i vdekur një person, është gjetur edhe arma. Sapo të kemi një njoftim edhe zyrtar nga ekipet që janë në vend ngjarje do të ju njoftojmë më me detaje”, tha Hashani.