Të shtëna me armë në Prishtinë, tre persona të plagosur

Të shtëna me armë në Prishtinë, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së të premtes.

Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai ka thene se deri tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq  ka nisur një hetim për sqarimin e  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen

“Rreth orës 23:15, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para   dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person  të dyshuar, ndërkaq   ka nisur një hetim për sqarimin e  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Related Articles