Një person ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Qupelë e Ulët, në komunën e Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin është deklaruar Policia ku edhe ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, tetë fishekë, një rrethatore dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/