Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka njoftuar se ka gjobitur një ngasës të veturës i cili kishte tejkaluar në vijë të potë.
Kundërvajtësi është dënuar më 150 euro si dhe iu është marrë patenta për 3 muaj.
Rastin e kishte fotografuar një qytetarë pastaj e kishte njoftuar policinë.
“Me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut. Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.”, thuhet në njoftim.
Policia iu bënë thirrje mediave dhe qytetarëve për bashkëpunim për të gjitha kundërvajtjet.