Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHK-së, në mëngjes do të jetë kryesisht vranët, ndërkaq pasdite do të ketë interval me diell.
“Paradite pjesërisht vranët. Pasdite intervale me diell e në mbrëmje kthjellët. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 27C, e në vise malore nga 5C deri 19C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme”, thuhet në njoftim.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të shtunën.
“Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë. Pasdite vonë do të ketë shtim të vranësirave. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 10C deri 28C, e në vise malore 8C deri 20C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme”, bën të ditur IHK.