Tensionet në veri s’i pengojnë serbët e Kosovës dhe kosovarët të punojnë në harmoni mes vete

Tensionet në veri s’i pengojnë serbët e Kosovës dhe kosovarët të punojnë në harmoni mes vete

“Dialogu Kosovë-Serbi dhe as tensionet në Veri nuk kanë ndikuar asgjë në punën tonë, ne i kemi raportet e mira me shqiptar” thotë shitësi serb në tregun e Gjilanit.

Tutje ai për Gazetën “Enigma” ka theksuar se ata kryejnë punën e tyre nuk merren me çështje tjera.

“Ne e bëjmë punën tonë dhe nuk merremi me çështje politike” deklarohet qytetari.

Si ky edhe një tjetër shitës serb nuk pranoi të flet  me emër, si pasojë e gjendjes në veri.

“Politika në mes të serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ndikuar asnjëherë në punën tonë, jemi super dhe nuk kemi probleme në mes vete”, tha qytetari serb për “Enigmën”.

Pra, ngecjet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet e shkaktuara në Mitrovicën e Veriut javën e fundit nuk kanë shkaktuar probleme në jetën dhe punën e qytetarëve shqiptar dhe serb në Komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Si shqiptarët po ashtu edhe serbët janë shprehur se çështjet politike janë për drejtuesit e tyre, ata të merren me atë punë ne po merremi me punën tonë.

Nga të dyja palët janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në mes vete dhe pa pengesa si pasojë e krizave që vijnë nga udhëheqësit e politikës nga të dyja vendet.

Në tregun e serbëve në Gjilan gjatë vizitës sonë ne hasëm edhe në shitës kosovarë që ishin duke blerë mallra nga ta.

“Ne blejmë mallra prej tyre pasi janë korrekt dhe tani në verë kanë gjëra të freskëta dhe me çmime më të lira”, tha qytetari gjilanas, po ashtu në kushte anonimiteti.

Tutje ai tha se “politika nuk është për neve ata kryejnë punën e tyre ne punën tonë”.

Edhe për njërin nga marketet më të frekuentuara në këtë Gjilan nuk ka pasur rënie të blerësve serb.

“As tani as më parë kur ka pasur kriza në Dialogun Kosovë-Serbi dhe tani së fundmi edhe në Veri të Mitrovicës për ne si market nuk ka ndikuar asnjëherë në punën tonë me serbët që jetojnë në qytetin tonë”, tha Sabedin Isufi nga “Market Dini”.

“Ne e kryejmë punën tonë me secilin klient në mënyrë të barabartë, nuk mund të bëjmë dallime”, tha tutje ai për Gazetën “Enigma”.

Vetëm 11% e serbëve do të luftonin për Kosovën

Ndërkohë sikurse në Kosovë, as shumicës së qyetarëve nga Serbia nuk i intereson politika me Kosovën.

Në një hulumtim që është kryer “ballë për ballë”, me 1600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj, del se vetëm 11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles