Termkolli për takimin e Ramës në Beograd: Serbia i ka mposht shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve

Termkolli për takimin e Ramës në Beograd: Serbia i ka mposht shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka folur lidhur me takimin që pati kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, në kuadër të ‘Open Balkans’.

Termkolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se “Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve” derisa ka përmendur edhe kontributin e SHBA-së.

“Rama me Vuçiqin në Nish e Beograd, marrëveshje kundër Kosovës! Ҫka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?! Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve”, thotë Termkolli.

Postimi i plotë:

Kur duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë!

Enveri me Milladinin në Tiranë, marrëveshje kundër Kosovës!

Nano me Millosheviqin, në Kretë, marrëveshje kundër Kosovës!

Rama me Vuçiqin në Nish e Beograd, marrëveshje kundër Kosovës!

Ҫka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?!

Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve.

Na ka ruajtë e shpëtuar i Madhi Zot dhe Amerika.

Amerika në raste të caktuara na ka ruajtë edhe nga vetja jonë.

Më nuk mundet. Askush më nuk mund të na ruajë nga vetja jonë.

Tani duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë që të na ruajë Zoti e Amerika.

Dhe një hap më tej. Duke punuar për shtetin e kombin tonë, t’i ndihmojmë Amerikës që të na ndihmojë. Edhe Evropës! /Gazeta “Enigma“/

Related Articles