Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, duke theksuar se rruga drejt anëtarësimit kërkon reforma.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Terras bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takime ku është diskutuar për situatën politike në vend dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Këtë mëngjes u takova. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar ai.

https://x.com/RihoTerras/status/2074449237358629163

Related Articles