Tetë pacientë me COVID e 20 post-COVID po trajtohen në spitale

Tetë pacientë me COVID e 20 post-COVID po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 28 pacientë.

Prej tyre tetë janë pozitiv me COVID-19, ndërsa 20 të tjerë post-COVID.

Sipas njoftimit me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: 28 pacientë në trajtim mjekësor

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor 2021,  në trajtim mjekësor janë 28 pacientë, 8 prej tyre  me COVID-19 pozitivë  dhe 20 të tjerë  post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 16  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Pejës, 1  pacient

Spitali i Ferizajt, 1  pacient. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles