Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë vdekje dhe 62 raste të reja me COVID-19, derisa 379 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste dhe 2.235 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.
IKSHPK-ja bën thirrje për qytetarët t’a ruajnë distancën dhe t’a mbajnë higjienën.
/Gazeta Enigma/.