Një i mitur është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Lipjan dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i mituri është dërguar për t’u trajtuar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.