Therja me thikë në Ferizaj, 59-vjeçari u lirua para një kohe nga burgu

Therja me thikë në Ferizaj, 59-vjeçari u lirua para një kohe nga burgu

Të hënën një burrë i moshës rreth 59-veçare, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj, ka therur me thikë katër persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi në fjalë ka therur katër persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

59-vjeçari Ekrem Sadiku, dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura, ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Sipas burimeve të Klankosova.tv i dyshuari kishte qenë në burg dhe ishte liruar para një kohe.

Sipas informacioneve që ka Klani, ai ende nuk është intervistuar ende.

Intervistimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, derisa motivet e ngjarjes pritet të zbardhen pasi të përfundojnë hetimet.

Related Articles