Therja me thikë në Ferizaj, Arben Vitia shkon në QKUK

Therja me thikë në Ferizaj, Arben Vitia shkon në QKUK

Këtë të hënë një burrë i moshës rreth 59-veçare, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj, ka therur me thikë katër persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi në fjalë ka therur katër persona kalimtarë të rastit , dy femra (të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm dhe për gjendjen e tyre ka folur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Janë katër të lënduar, dy në gjendje më të rëndë. Një vajzë ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, por pas intervenimit të mjekëve dhe futjes në sallën operative, gjendja e saj tash është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha ministri Vitia.

“Personi tjetër në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në kliniken emergjente dhe mund të ndodh se edhe ai mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjike”.

“Një person tjetër është transferuar në Klinikën Maksilofaciale dhe gjendja e tij është stabile. Kurse personi tjetër ka marrë ndihmën në spitalin e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është liruar në shtëpi”, njoftoi tutje Vitia. /Gazeta Enigma/

Related Articles