Të shtunën Gazeta “Enigma” kishte raportuar se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dy persona kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta lëndime me thikë.
Sipas Policisë, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është identifikuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari, është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.
Policia po punon për arrestimin e personave tjerë të përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 04.03.2023, rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.
Në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Informatë shtesë:
Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari:
D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.