Policia ka njoftuar se bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës po vazhdojnë.
Gazeta Enigma ka siguruar pamje nga gjendja aktuale ne Mitrovicen e veriut.
Serbët lokal kanë vënë bllokada në Zupç e Rudar, çka ka detyruar policinë të ndaloj qarkullimin e automjeteve në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”.