Një 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin. Rasti është raportuar tek sot nga mediat malazeze.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por që ishte pa rezultat.
Sipas Vijesti, djali ka qenë në plazh me vëlain dhe kunatën, por askush nuk e ka vërejtur që ai po mbytej në ujë.
I ndjeri është nxjerrë në breg nga një turist tjetër nga Kosova, i cili më vonë e ka vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme.
Autoritetet këtu nuk kanë njoftuar asgjë lidhur me rastin.