Në varrezat e fshatit Rogopeq të Junikut iu është dhënë lamtumira e fundit çiftit Tofaj, që vdiqën një ditë më parë në një vilë në bjeshkët e Junikut.
Qindra pjesëmarrës ishin të pranishëm në këtë ceremoni mortore, teksa burrë e grua, Mic e Fatlinda Tofaj, u varrosën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç dhanë edhe frymën e fundit, raporton Klan Kosova.
Rrethanat e vdekjes së tyre mbeten ende të pasqaruara teksa as familjarët s’kanë informacione.
Ndërkohë që për çiftin Tofaj po vazhdojnë hetimet, nga prokuroria kanë thënë se nga dyshimet e para të vdekjes së tyre janë asfiksimi.
Por, kjo pritet të vërtetohet sapo të bëhen të ditura rezultatet e autopsisë që i janë bërë dy trupave.