Tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën sot rreth orës 16:00.
Kështu raporton “Kosovo-Online” e cila shkruan se helikopterët janë të llojit “MI-35”.
Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.
Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje.