Shërbimi Spitalor Klinik Universitare i Kosovës ka njoftuar se aktualisht me COVID-19 janë duke u trajtuar 90 pacientë.
Prej tyre tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 41 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë