Të hënën u raportua në media rreth dyshimeve se disa qenë ishin helmuar në Prishtinë, njofton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka nisur hetimet edhe pse ende nuk dihet se nga kush është shkatuar ky helmim.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Lamir Thaçi, i cili ka konfirmuar se në lagjen 4 Llullat Prishtinë ka ngordhje të qenve nën dyshimin helmim.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.06.2024 ka pranuar informatën se në lagjen 4 Llullat Prishtinë ka ngordhje të qenve nën dyshimin helmim. Menjëherë kemi dërguar ekipin inspektues veterinarë të cilët kanë konstatuar gjendjen faktike në rast”, ka deklaruar Thaçi për “Enigmën”.
Tutje aimka shtuar se “aty janë gjetur 3 qenë endacakë të ngordhur. Ndërsa një qen me pronar i ngordhur ishte larguar nga vendi nga vetë pronari sipas raportit të policisë”.
Njëri nga tre qentë e ngordhur sipas Thaçit ka qenë me numër identifikues i cili ësjhtë trajtuar sipas projektit të kastrim sterilizimit.
Zëdhënësi i AUVK ka theksuar se në afërsi të qenit të ngordhur ka qen një produkt sallamerie virshlle, e cila edhe dyshohet se ka shkaktuar helmimin te qentë e ngordhur.
“Nga 3 qentë endacakë të ngordhur njeri ka qenë me numër identifikues, gjë qe nënkupton se ka qenë i trajtuar sipas projektit të kastrim sterilizimit. Nga shenjat klinike të qenve të ngordhur janë vërejtur shkumëzime nga goja dhe të vjellura, shenja klinike këto të cilat ngrisin dyshime të bazuar se qentë kanë qenë të helmuar”, deklaroi Thaçi për Gazetën “Enigma”.
Ai ka njoftuar se ngordhja e insekteve na vërteton dyshimin që helmimi ka shkaktuar ngordhjene qenëve.
Thaçi tutje deklaroi se komopania e kontratuar ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka pashtruar vendin ku ishin qentë e ngordhur.
“Po ashtu edhe insektet në kontakt me produktin ishin të ngordhura gjë qe e vërteton dyshimin për helmim. Inspektorët kanë urdhëruar menjëherë largimin e qenve dhe asgjësimin e tyre në vend lokacionin për asgjësim të përcaktuar nga komuna. Po ashtu kompania e kontraktuar ka bërë edhe pastrimin e vendeve ku ishin të ngordhura kafshët. Nga ana e zyrtarëve policor është iniciuar rast dhe është nen hetime”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/