Tre të lënduar në aksidentin te “Bill Clinton”-i në Prishtinë

Tre të lënduar në aksidentin te “Bill Clinton”-i në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton në Prishtinë”, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë,  sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuarë.

Lajmin  për KP e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ndihma e shpejtë.

Related Articles