Tre të vdekur dhe 11 të lënduar nga aksidentet rrugore në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 11 të lënduar nga aksidentet rrugore në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 11 të plagosur është ky bilanci i aksidenteve rrugore këtë të dielë në rrugët e Shqipërisë.

Rreth orës 14:00 në Durrës një i moshuar u përplas nga një mjet, drejtuesi i të cilit ishte i dehur.

Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Qafë Thanë-Librazhd ku mjeti minibus me drejtues shtetasin është përplasur një furgon drejtuesi i të cilit humbi jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus.

Disa orë më vonë një tjetër aksident shënohet në Durrës.

Policia bëri me dije se në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me mjetin tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”.

Por nuk mbaron këtu.

Në Krujë një makinë tip “Benz” përplasi për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje ndërsa drejtuesi i mjetit u largua.

Nga aksidentet nuk u përjashtua edhe kryeqyteti ku në “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist 25 vjeç.

Ndërkohë në autostradën Rrogozhinë-Durrës një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i “BMW” të cilin e shoqëruan në spitalin e Kavajes me ambulancë.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Tepelenë automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç.

Related Articles