Tri raste të dhunës në famije brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në famije brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend janë raportuar tri raste të dhunës në familje, raporton Gazeta ‘Enigma”.

Të tri rastet e dhunës janë raportuar nga femrat ndaj të cilave është ushtruar dhunë psikilogjike dhe fizike ndaj tyre.

Njëra nga viktimat ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ferizaj/16.11.2024-23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij f/k. Dyshohet se ai në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj sajë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Kaçanik /13.11.2024-23:55 Në lidhje me rastin, më 16.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Malishevë /16.11.2024-01:00. Viktima femër/k në vazhdimësi dyshohet se ka pas dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i saj m/kosovar, i cili dyshohet se edhe me datën e cekur e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta pas intervistimit me dëshirën e saj së bashku me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles