Bayern Munichu është eliminuar nga DFB Pokal, pasi u mposht prej Saarbrucken me rezultat 2-1.
Pas 16 minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Thomas Muller, që u asistuam prej Frans Kratzig.
Mysafirët morën një lajm të hidhur, pasi Matthijs de Ligt pësoi lëndim në minutën e 25-të, duke u zëvendësuar nga Konrad Laimer.
Saarbrucken nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 45+1’ me anë të Patrick Sontheimer.
Pjesa e dytë ishte disi e çuditshme nga kampioni i Bundesligës, pasi nuk ia doli të shënonte më gola ndaj ekipit që luan në ligën e tretë të Gjermanisë.
për më shumë ata pësuan golin e dytë, që u realizua nga vendasit në minutën e 90+6-të nga Marcel Gaus.
Kjo është një tronditje për Bayern Munichun, që eliminohet nga kompeticioni i dytë më i madh në Gjermani.
🚨🚨| GOAL: BAYERN MUNICH ARE ABOUT TO LOSE TO THE THIRD TIER BUNDESLIGA SIDE SAARBRUCKEN!! GAUS SCORES!!
Saarbrucken 2-1 Bayern Munich.
pic.twitter.com/auX6q6oT6d— TTS. (@TransferSector) November 1, 2023