Trump uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Trump uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar letër urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në komunikatën për media, Presidenca tha se Trump theksoi mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e presidentit Trump.

Në letër, Trumpi ka thënë se integrimi i Kosovës në komunitetin euroatlantik është shumë i rëndësishëm, derisa tha se vlerëson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën. /Gazeta Enigma

Related Articles