Trupat ruse vranë 10 persona derisa po prisnin në radhë për bukë

Trupat ruse vranë 10 persona derisa po prisnin në radhë për bukë

Ambasada amerikane në Ukrainë përmes një postimi Twitter ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv.

Sipas ambasadës, ata po prisnin në radhë për bukë.

Ndërkohë të mërkurën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.

Ai përmendi ‘Pearl Harbor’ dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, teksa i bëri thirrje Kongresit amerikan që të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Ne kemi nevojë për ju tani,” tha Zelensky, duke shtuar, “Unë ju bëj thirrje të bëni më shumë.” / Gazeta Enigma.

Related Articles