Trupi i pajetë ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri të martën.
Nishani vdiq të shtunën në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.
Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin.
Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione post COVID.
Ish-kreu i shtetit shqiptar u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.
Bujar Nishani ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si deputet, ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar në selinë blu.
Në vitin 2012, Nishani u zgjodh president. Ndërsa së fundmi ai ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit, raportojnë mediat shqiptare.