Turqia arreston 180 persona për ndërtesat e shembura nga tërmeti

Turqia arreston 180 persona për ndërtesat e shembura nga tërmeti

Më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit, ka thënë qeveria.



Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar – përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave – ishin arrestuar tashmë.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50 mijë, raporton BBC.

Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi – dy javë më parë, autoritetet thanë se ishin lëshuar 113 urdhërarreste.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku ndodhën lëkundjet, raportojnë mediat turke.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

Erdogan ka pranuar mangësitë, por duket se fajëson fatin për shkallën e katastrofës.

“Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e planit të fatit”, tha ai gjatë një vizite të fundit në rajon.

Me zgjedhjet në horizont, e ardhmja e Erdoganit është në vijë pas 20 vjetësh në pushtet – dhe lutjet e tij për unitet kombëtar kanë kaluar pa u vënë re.

Related Articles