Policia e Kosovës, ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte goditur nga një veturë teksa ishte duke ecur, ka vdekur në QKUK burri nga Peja, raporton Gazeta “Enigma”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ozdrim, Pejë 24.12.2022 – 17:35. Lidhur me rastin, me 14.01.2023 nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
I lënduari ishte këmbësor i cili ishte goditur nga vetura dhe si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Enigma.