Ish-sekretari i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Reci, u arrestua të martën nga Policia e Malit të Zi , i cili u kap 50 kilogramë marihuanë, raporton Gazeta Enigma.
Burim Rreci këto vitet e fundit, ka pasur disa “hyrje-dalje” në pozitën e Sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë gjatë kohës sa ka qenë i punësuar në këtë ministri.
Përveç kësaj, ai kishte pasur edhe një konflikt fizik brenda hapësirës së kësaj ministrie me Arian Krasniqin i cili është djali i Jakup Krasniqit.
Pëmbledhja e rrugëtimit të Rrecit në MTI.
Shkarkimi nga detyra, ngarkimi dhe rrahja me birin e Jakup Krasniqit
Burim Rreci ishte emëruar nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj. Por, nuk i shkoi gjatë dhe u shkarkua në vitin 2018 nga Bajram Hasani, një ish-anëtar i partisë Nisma Socialdemokrate, që atë kohë drejtonte MTI-në.
Ish-ministri kishte ngritë dyshime për keqpërdorime në MTI.
Në vendimin e Hasanit thuhej se Rreci ishte përfshirë duke bërë presione nëpër komisione që emëronin shërbyes civil.
Përveç kësaj, vendimi i Hasanit thoshte se sekretari i tanishëm i MTI-së ishte përfshirë drejtpërdrejtë në grante dhe tenderë.
“Burim Rrecaj pezullohet nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të MTI-së po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tender, si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civil”, thuhej në vendim.
E pas këtij vendimi, Bajram Hasani, me kërkesë të partisë së tij, ishte shkarkuar nga posti i ministrit në MTI. Por, Burim Rreci ishte rikthyer shpejt në postin e sekretarit nga ushtruesja e ministres së MTI-së në atë kohë, Arbreshë Krasniqi.
Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe një grup i organizatave jo-qeveritare.
Më 9 shtator të vitit 2020 ai ishte pezulluar nga puna nga ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.
Në arsyetimin e marrjes së vendimit thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.
Burim Rreci ishte përfshirë edhe në një rrahje gjatë vitit të kaluar me nipin e zyrtarit të lartë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Në nëntor të vitit 2019, brenda hapësirave të MTI-së kishin plasur grushtet në mes Arian Krasniqit dhe Burim Rrecit.
Përmes një komisioni disiplinor, nipi i Jakup Krasniqit, Ariani ishte suspenduar.
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg më 15 shkurt, raportimit të gazetë malazeze Vijesti.
Në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.