Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nxiti reagime të shumta pas një postimi të bërë dje në Twitter, ku uroj serbët për festën e Vidovdanit, raporton Gazeta Enigma.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ambasadorës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Çitakut tha se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe nuk mori pjesë në të ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.
E ky reagim i Çitakut siç duket nuk i ka pëlqyer ish-emisarit Grenell, i cili i ka reaguar të njëjtës përmes një postimi në Twitter.
“Ju ofendoni shumë. Duhet të jetë e lodhshme gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.
Pas kësaj sërish i është përgjigjur ish-ambasadorja Çitaku.
Çitaku është shprehur se edhe ajo dëshiron punë dhe zgjidhje, por që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.